KreuStil Jetese

Mbretëresha Letizia solli pranverën me fustanin e fundit!  

Mbretëresha Letizia solli pranverën me fustanin e fundit!  

Elegante dhe e sofistikuar, mbretëresha e Spanjës, Letizia, solli një detaj në veshjen e saj të cilin duket se do ta shohim kudo këtë sezon. Monarkja përcolli  një frymë të vërtetë pranvere gjatë ndarjes së shpërblimeve të “Arteve dhe Letrave” në Cordoba, në jug të Spanjës. 

Letizia mbante një fustan poshtë gjurit me ngjyra të ndezura dhe dizajn lulesh, e duket se dicka të tillë do ta shohim ngado këtë sezon pranvere. 

Letizia bëri si përherë zgjedhjen e duhur të veshjes në raport me ditën në të cilën ishte planifikuar eventi, shkruanin mediat vendase.  

Fustani i saj shumëngjyrësh tërhoqi shumë vëmendje dhe këpucët në ngjyrë rozë të hapur vetëm sa e lidhën akoma edhe më tepër kombinimin, dhe e bënë një zgjedhje mjaft të këndshme të sezonit. 

Fustani me “mëngë të fryra” ka nisur të përdoret së fundi nga shumica e modeleve, e duket se i pëlqen edhe mbretëreshës Letizia. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF