KreuStil Jetese

Rita Ora ka gati albumin e ri: zbulon titullin dhe datën e publikimit!

Rita Ora ka gati albumin e ri: zbulon titullin dhe datën e publikimit!

Rita Ora ka zbuluar titullin dhe datën e publikimit të albumit më të ri të saj. Ky album është i treti në karrierën e saj 10-vjeçare. Lajmin e bukur dhe të shumëpritur këngëtarja e ka ndarë me fansat e saj të shumtë në rrjetin e saj social Instagram.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetin e saj social Instagram, ku shihet në një studio ku qëndron e ulur në karrige dhe pranë saj është një mashkull. Përkrah postimit artistja ka bërë me dije se albumi do të titullohet “YOU and I” dhe do të publikohet i plotë më 14 korrik.

“Albumi im i tretë “YOU and I” do të dalë në shitje më 14 korrik dhe është i qasshëm për t’u rezervuar që tani. Ky album do të thotë vërtet shumë për mua, është si ditari im i viteve të fundit, është tingulli im dhe e ndjej kaq të vërtetë në atë kush jam unë sot. Mirë se vini në epokën e re, RO3 po vjen. Shijoni historinë time të dashurisë”, ka shkruar ajo.

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Kujtojmë që këngëtarja shqiptare me famë botërore tashmë ka publikuar dy këngë nga ky album, “You Only Love Me” dhe “Praising You” në bashkëpunim me Fatboy Slim. Hera e fundit kur ajo publikoi një album të plotë ishte viti 2018, albumi “Phoenix”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF