KreuStil Jetese

Dieta misterioze e Georgina Rodriguez po shkakton konfuzion!

Dieta misterioze e Georgina Rodriguez po shkakton konfuzion!

Jeta e Georgina Rodriguez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, teksa po shoqëron Cristiano Ronaldos në Al-Nassr të Arabisë Saudite, skuadër të cilës iu bashkua pas Kupës së Botës 2022. Në dokumentarin e saj të suksesshëm të Netflix, “I am Georgina”, partnerja e Cristiano Ronaldos rrëfeu se nuk mund të jetonte pa ngrënë sanduiçe chorizo dhe salsiçe të tjera.

Ajo tha se produktet iberike, nga raca iberike e derrit, shumë të vlerësuara në gastronominë spanjolle dhe portugeze, janë thelbësore në dietën e saj. Megjithatë, në një intervistë për “Woman’s Health” ajo u shkëput plotësisht nga ajo që tha në dokumentar. “Në mëngjes ha një omëletë franceze, me një lëng portokalli dhe një kafe me qumësht. Në mes të mëngjesit kam një banane ose pas stërvitjes”, tha ajo.

Georgina u tregua e sinqertë dhe gjithashtu dha detaje për pjesën tjetër të vakteve të saj gjatë ditës: “Për drekë kam një pure me mish të pjekur në skarë ose perime. Për snack ndonjëherë kam kokrra të konservuara me limon. Dhe për darkë, njësoj si për drekë”.

Georgina tha në dokumentarin e saj se “Unë ha pa frikë dhe për qejf”, sidomos kur takohet me miqtë e saj për drekë apo darkë, ndwrkohw në pjesën tjetër të kohës ajo ndjek një dietë më të rreptë.

Kjo kontradiktë e Georginas ka gjeneruar disa komente kundër modeles se nuk tregon të vërtetën për zakonet e saj të të ngrënit gjatë gjithë kohës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF