
Ky edicion i dytë i “Big Brother VIP” ka qenë shumë i diskutuar dhe ka patur fansa shumë të zjarrtë, sidomos për Luizin. Reagimet kanë qenë të shumta nga ndjekësit si nëpër komente, ashtu edhe me mesazhe kërcënuese e plot mallkime në ‘inbox-in’ e drejtuesve të ‘reality show’.
Së fundmi ndaj këtyre komenteve ka reaguar producentja Sara Hoxha. Ajo ka publikuar në ‘story’ foton e një prej mesazheve të shumta që kanë mbërritur në rrjetin e saj social, ku shkruhej, “Ja shkatërruat lojën që u shkatërrofshi familjarisht o Allah se ma të këqija se ju motrat bashkë me Arbanën s’kisha parë. Po Zoti ka me u qit ndonjë sëmundje që as leku s’ka me ju kry punë mbaje mend këtë fjalë. Ju shkatërroftë plumbi ju vraftë”.
Një mesazh shumë i rëndë ky, krah të cilit Sara ka uruar Ramazanin dhe ka kujtuar rëndësinë e mirësisë, respektit, dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet, ashtu edhe në të vërtetë, duke theksuar edhe se “Big Brother VIP” është thjesht një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet në kuadër të lojës.
“Gëzuar Ramazanin të gjithëve! Teksa vijmë në përfundimin e këtij muaj të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit, dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet, ashtu edhe në të vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë, kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyemi çdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet #nëkuadërtëlojës. Shikim të këndshëm!”, ka shkuar Sara Hoxha në postimin e saj.




Horoskopi ditor, e enjte 20 prill 2023









FOTO/ Neymar do të bëhet baba për herë të dytë!


Horoskopi ditor, e mërkurë 19 prill 2023




