
Në ndeshjen e fundit të Al Nassr ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest të turpshëm ndaj tifozëve të Al Hilal. Një avokat i njohur është indinjuar nga veprimi i futbollistit të Al Nassr, i cili ka prekur organet gjenitale, teksa tifozët kundërshtarë thërrisnin emrin e Lionnel Messit.
Nouf bin Ahmed që punon me Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Tregtisë Ndërkombëtare ka depozituar një ankesë në Ministrinë Publike dhe kërkon arrestimin e CR7.
“Unë nuk e ndjek sportin. Edhe nëse turma provokoi Ronaldon, ai nuk dinte si të reagonte. Sjellja e Cristianos është një krim. Një akt i pahijshëm publik, i cili është një nga krimet që lejon arrestimin dhe dëbimin nëse kryhet nga një i huaj”, shkruan avokati.
Kujtojmë që Ronaldo u shfaq i indinjuar pas ndeshjes së ekipit të tij me Al Hilal, të cilën e humbën me rezultatin 2-0.






Horoskopi ditor, e enjte 20 prill 2023









FOTO/ Neymar do të bëhet baba për herë të dytë!


Horoskopi ditor, e mërkurë 19 prill 2023


