
Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj mesa duket do të kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë në një dasmë madhështore në muajin qershor. Lajmi i bukur është bërë me dije nga “Kryefjala.com”.
Po të njëtat burime mësojnë se dasma do të realizohet në “Lago di Como” të Italisë, i njëjti vend ku Ledion Liço me Sara Hoxha kanë kurorëzuar dashurinë e tyre disa vite më parë. Në këtë ceremoni nuk do të mungojnë familjarët, por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos. Këngëtarët që do të këndojnë në dasmën e moderatoes dhe regjisorit mësohet se janë Anxhela Peristeri, Bruno dhe Klajdi dhe i ftuar special do të jetë Yll Limani.
Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, ndërkohë që moderatorja është bërë mami për herë të parë me Jonin të cilin e ka nga martesa e saj e mëparshme.
Mbetet për t’u parë se kur Arbana dhe Edi do ta ndajnë lajmin me fansat e tyre dhe ndoshta zbulojnë edhe detaje të tjera rreth kësaj ceremonie e cila padyshim do të rrëmbejë vëmendjen e medaive.





Horoskopi ditor, e enjte 20 prill 2023









FOTO/ Neymar do të bëhet baba për herë të dytë!


Horoskopi ditor, e mërkurë 19 prill 2023



