
Një programues që ka punuar me Kim Kardashian në aplikacionin e saj fitimprurës ‘Kimoji’, thotë se u shkatërrua financiarisht prej saj dhe tani ka përfunduar të jetojë në makinën e tij. David Liebensohn dhe dy kolegë shpikën gamën e emoji-ve me temë Kardashian, e cila rezultoi në mijëra shkarkime në sekondë dhe aplikacioni mendohet se gjeneronte 1 milion dollarë në minutë.
Por, në fund, ata nuk përfituan dot asnjë cent pasi marrëveshja u shkatërrua prej disa keqkuptimeve dhe Kima me avokatin e saj, Marty Singer nuk i lanë rrugë tjetër pervecse të largoheshin krejtësisht nga zhvillimi i Kimojit.
Liebensohn pretendon se ylli i reality show-t i vodhi idenë dhe e mori markën tregtare. “Nëse nesër më godet autobusi, dua që të gjithë të dinë të vërtetën për Kardashians. Unë refuzoj që të ma mbyllin gojën”, tha ai.
Ndërkohë, ekipi i superpaguar i Kardashian ka dalë me pretendimin krejtësisht të pabesueshëm se Liebensohn ka hequr dorë “me dëshirë “ nga të drejtat e aplikacionit duke i lënë Kimit pronësinë ‘e papenguar’ të Kimoji.
Liebensohn dhe kolegët e tij fillimisht kishin rënë dakord për një marrëveshje me ekipin e Kardashian për një pjesë fitimi në Kimoji dhe një aplikacion kundër sulmeve kibernetike që ata kishin krijuar të quajtur CensorGram. Liebensohn thotë se ai u detyrua të tërhiqte padinë e tij prej 300 milionë dollarësh pasi tarifat e tij ligjore dolën jashtë kontrollit, së bashku me pjesën tjetër të jetës së tij. Ai humbi shtëpinë e tij, biznesin e tij prej 2 milionë dollarësh dhe familjen e tij. Ai tani jeton në Toyota Prius-in e tij të vitit 2011 për të kursyer qiranë dhe bën dush në palestër. Liebensohn e ka krijuar një faqe interneti ëëë.kimkardashianruinedmylife.com duke përdorur të vetmen teknologji që disponon, iPhone-in e tij.




Horoskopi ditor, e premte 21 prill 2023






Cristiano Ronaldo rrezikon burgun!






Horoskopi ditor, e enjte 20 prill 2023



