KreuStil Jetese

“Nuk pati tradhti”: Demet Ozdemir zbulon arsyen e ndarjes pas 8 muajsh martese!

“Nuk pati tradhti”: Demet Ozdemir zbulon arsyen e ndarjes pas 8

Vetgëm 8 muaj zgjati martesa e aktores së njohur turke Demet Özdemir me Oguzhan Koç. Pasi nuk ishin parë bashkë më në publik prej disa kohësh, mediat turke raportuan këto ditë se cifti ka vendosur të ndahet. 31-vjeçarja dërgoi njerëz për të marrë sendet e saj personale nga shtëpia që ndanin të dy me këngëtarin 37-vjeçar, dhe u transferua në banesën e saj në Zekeriyakoy, ku jetonte përpara se të lidhte kurorë.

Shumë hamendësimë ka rreth arsyes së kësaj ndarjeje. Në shtyp u tha se dyshohej që  Demete kishte tradhëtuar Oğuzhan Koçin me një drejtor. Pretendohej se ishte ajo aktorja në lajmet me titull “Një regjisor i martuar në një lidhje me një aktore të martuar” që pushtoi rrjetet sociale.

Por Özdemir theu heshtjen për herë të parë pas lajmit të bujshëm. Duke folur për gazetën Sabah, ajo i hodhi poshtë me forcë të tilla pretendim e sqaroi se nuk ka patur tradhti, por vetëm krizë në martesën e tyre.

“E dija që do të ndodhnin gjëra të tilla. Nuk ka akuza të veçanta për ne. Këto janë lajme të trishtueshme, nuk janë reale. Do të ketë një divorc të pakontestueshëm. Akuzat për tradhti nuk janë të vërteta”, ishte komenti i saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF