Këtë vit tendencat e bukurisë zhvendosen drejt linjave të buta: nga buzët me shkëlqim të kadifenjtë te nuancat metalike, efekti natyral të fondatinës dhe vijëzues që nxjerrin në pah sytë.
Buzë të buta
Harrojini buzët super të sakta dhe të vijëzuara - viti 2026 sjell buzëkuq me butësi sensuale, nga pigmentet transparente deri te teksturat prej kadifeje me shkëlqim të lartë. Për ta arritur këtë, aplikoni një buzëkuq mat në qendër të buzëve, pastaj shtyjeni butësisht ngjyrën nga jashtë duke përdorur gishtin, duke zbutur skajet. Ky stil shkon bukur me lëkurë të bronztë, faqe të skalitura butësisht dhe laps klasik për sytë.
Nuanca metalike
Ngjyrat e kromit, me shkëlqim dhe metalike rikthehen këtë vit, duke dhuruar një pamje të rafinuar drejt fantashkencës ose stilit diskotekë. Theksoni kapakët me një efekt reflektues ose cepat e brendshëm të syve me vija holografike, madje mund të vendosni sipër edhe një shtresë me perla ose kristale, një kombinim ideal mes grimit minimal me efektin kromatik.
Shkëlqimi në plan të parë
Sivjet trendet e bukurisë riafirmojnë dominimin e bazave me shkëlqim. Zgjidhni nuanca hibride për lëkurën, fondatina serum, formula që rrisin shkëlqimin dhe lejojnë që tekstura e vërtetë të duket. Balanconi zona të caktuara të fytyrës duke nxjerrë në pah efektin natyral, një funksion i cili thekson aspektin minimalist, qoftë për grimin e përditshëm, por edhe për atë të mbrëmjes.
Thekso sytë
Frymëzuar nga trashëgimia kulturore arabe dhe aziatike, theksimi i syve me vijëzues të zinj është një hap jo domosdoshmërisht dramatik, përkundrazi bart një ndjesi të theksuar sensualiteti. Vijëzoni qepallat duke i shtuar atyre intensitet dhe ekspresivitet, një stil me pamje rock që thekson më shumë bardhësinë e lëkurës, duke nxjerrë në pah më së shumti zonën e syve.

