KreuBusull

“Humba fëmijën e parë, më pas nënën”; Psikologia bekohet me një bebe në momentin e vështirë!

Psikologia Anxhela Peza ka qenë e ftuar te “Rudina” këtë të enjte dhe ka rrëfyer në rrugëtimin e ri të jetës së saj sepse rreth dy muaj e gjysmë më parë është bërë nënë. Së bashku me të voglin e saj, ajo rrëfeu historinë e saj emocionuese.

“Humba fëmijën e parë, më pas nënën”;

Ajo tha tregoi se shtatzëninë  e saj të parë e kishte humbur, më pasi humbi dhe nënën, dhe në këtë moment shtatzënia e dytë erdhi si një dhuratë në një moment shumë të vështirë për të.

“Andrei ka ardhur te mua në momentin që mamaja ime sapo kishte ndërruar jetë. Kështu që unë e quaj si një dëshirë të fundit përpara se ajo të largohej nga jeta. Andrei ka ardhur pas një shtatzënie… ka qenë shtatzënia ime e dytë”, tha ajo.

“Humba fëmijën e parë, më pas nënën”;

“Unë e kam publikuar në fakt shtatzëninë time pasi e kam lindur Andrein, nuk e kam publikuar më përpara pasi kisha humbur shtatzëninë e parë. Andrei erdhi në jetë përpara kohe. Andrei ka ardhur në jetë në javën e 34 dhe 3 ditë sipas mjekëve dhe ishte një dhuratë e parakohshme për ne.

Andrei ka qëndruar 1 javë në reanimacion.  Unë nuk kam mundur kur kam bërë djalin që ta marr në krahë ose ta përqafoj kështu që ditën e ditëlindjes që përkonte, Andrei ka lindur më 24 korrik, unë e kam ditëlindjen më 28 dhe ditën e ditëlindjes doktoreshat ma bënë dhuratë për ta marrë në krahë.

“Humba fëmijën e parë, më pas nënën”;

Më tej psikologia shton se mezi e kanë pritur këtë moment pasi e kanë dashur një fëmijë që në momentin që i kanë thënë ‘po’ njëri-tjetrit.  “Diku te 1 vit e gjysmë më pas sepse duhet të rikuperohesh pasi bën një abort. Unë dhe im shoq kemi kërkuar një fëmijë që në momentin e parë që i kemi thënë “po” njëri-tjetrit kështu që mezi e kemi pritur.”

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF