KreuBusull

Vdekja e 3-vjeçarit; Eliona Pitarka: Edhe nipit tim iu deshën 5 orë të zgjohej, si s’e denoncova më parë!

Një 3-vjeçar ka humbur jetën pas ndërhyrjes që kishte bërë në një prej dhëmbëve në një klinikë private të mjekut stomatolog Roland Xhaxho. Sipas familjarëve i vogli i është nënshtruar ndërhyrjes në klinikën dentare për 9 orë, dhe për shkak të injektimit të lartë të narkozës, i është prekur mëlçia, e si pasojë ka humbur jetën.

Mes shumë reagimesh, ishte dhe ai i aktores Eliona Pitarka, e cila mes lotësh tregoi se një vit më parë kishin dërguar nipin te klinika dentare e mjekut Roland Xhaxho, dhe se pasi e kishin marrë në shtëpi, i ishte dashur 5 orë që t’i dilte narkoza.

Vdekja e 3-vjeçarit; Eliona Pitarka: Edhe nipit tim iu deshën 5

Aktorja shton se edhe pse kanë telefonuar mjekun dhe recepsionin, askush nuk i është përgjigjur. “Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej. Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale.

Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3-vjeçarit tha: ‘Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin’, u shpreh ajo mes lotësh në një postim të publikuar në Instagramin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BORDO DIGITAL (@bordomagazine)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF