Futbollisti ndërkombëtar panamez Gilberto Hernandez është qëlluar për vdekje në moshën 26 vjeçare në një sulm brutal nga dy persona të armatosur në qytetin portdetar të Colon.
Mbrojtësi i Club Atletico Independiente u konfirmua se kishte vdekur nga Panama Football League pas dhunës të së dielës, në të cilën mbetën shtatë të plagosur.
Hernandez po kalonte kohë me miqtë para ndërtesës ku jeton nëna e tij kur persona të armatosur në një taksi u ndalën dhe hapën zjarr. Presidenti i Federatës së Futbollit të Panamasë, Manuel Arias tha se Hernandez ishte fatkeqësisht në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
“Ai ishte me miqtë e fëmijërisë dhe ata planifikonin të shkonin në plazh pasdite kur ndodhi të shtënat”, tha një punëtore në një restorant aty pranë, e cila dha vetëm emrin e saj si Rosa, nga frika e hakmarrjes. “Ne jemi të trishtuar, vendi është në zi.”
Hernandez është vrasja e dytë e një lojtari të kombëtares së Panamasë në Colón në gjashtë vitet e fundit. Qyteti regjistroi 102 vrasje vitin e kaluar, me autoritetet që fajësojnë shumicën e dhunës në konkurrencën e trafikut të drogës.