Një status i shkencëtarit Peter Kalmus ka shqetësuar globin pasi sipas tij kjo është vera më e freskët që Toka po përjeton.
Megjithë temperaturat e pazakonta të larta që po regjistrohen duket se kjo është e keqja më e vogël që po përjetojmë.
“Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë Kjo do të jetë vera më e freskët për sa jetë ju ka ngelur, dhe kjo nuk duhet të jetë vetëm një meme. Në fakt është e tmerrshme. Do të ketë gjithmonë ndryshime rajonale dhe ndërvjetore, por në një kuptim mesatar, tendencat e nxehtësisë nënkuptojnë se kjo do të jetë vera më e freskët për një kohë të gjatë”; ka shkruar shkencëtari i NASA në një postim në Tëitter.
Kalmus bëri thirrje që përdorimi i lëndëve djegëse fosile të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.