KreuBusull

Rikthehet kolera në Sardenja, Itali!

Rikthehet kolera në Sardenja, Itali!

Pas më shumë se 50 vitesh që nuk flitej për këtë sëmundje, duket se autoritetet italiane dyshojnë se sëmundja e kolerës mund të jetë rikthyer.

Një i moshuar në qytetin italian të Sardenjas ka shfaqur simptoma të sëmundjes infektive, ç’ka ka bërë që autoritetet e shëndetësisë të ngrenë alarmin.

Pacienti është shtruar në departamentin e sëmundjeve infektive të spitalit Santissima Trinità në Cagliari i infektuar nga kolera dhe gjendja e tij është e qëndrueshme dhe po përmirësohet.

Duke qenë se i sëmuri ka shfaqur shenja rreth një muaj më parë dhe është shumë  e vështirë për të përcaktuar ku dhe si është infektuar.

Mjekët po kryejnë kontrolle epidemiologjike te familjarët e pacientit që jetojnë në zonën e Medio Campidano dhe që aktualisht nuk shfaqin asnjë simptomë, megjithatë priten rezultatet e analizave.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF