Vijon të shfaqet e tensionuar gjendja të Veri të Kosovës dhe që prej ditës së djeshme, duket se nuk ka qetësi.
Gazetarët që po ndjekin nga afër ngjarjet janë sulmuar në Leposaviq me gurë, vezë e shishe nga persona të maskuar dhe të paidentifikuar.
Personat e maskuar ishin të pranishëm edhe dje në protestat në komunat veriore. Në Zveçan, kur nisi përplasja me KFOR-in, ata dolën në rend të parë, duke i sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotov.
Tensionimi i situatës nisi papritur, ndërsa forcat e KFOR-it po vijojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të komunës.
Burimi: Balkanweb