KreuBusull

Sa kushtoi fustani i Shakirës në Billbroad?

Sa kushtoi fustani i Shakirës në Billbroad?

Shakira pati një natë të mrekullueshme në eventin Billboard Latin Women in Music 2023, duke konfirmuar edhe një herë se këngëtarja është ringritur fuqishëm pas ndarjes nga Gerard Pique. Për këtë rast, këngëtarja kolumbiane zgjodhi një fustan të zi të shkurtër, pa mëngë të dizajnuar nga David Koma, me të cilin ka bashkëpunuar edhe më herët për veshjet e saj në videoklipe dhe spektakle, sipas People.

Shakira nuk kaloi në tapetin e kuq dhe as nuk pozoi para kamerave me të mbërritur në event, por gjithë vëmendja ishte tek ajo kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dorëzuar nga bashkatdhetari i saj Maluma. Fustani i zi i shkurtër, pa rripa dhe me lëkure në dekolte, kishte një stil rocker, shumë në përputhje me stilin e Shakirës. Veshja e zgjedhur prej kolumbianes kushton 960 dollarë dhe është pjesë e koleksionit të stilistit Resort 2023.

A post shared by Shakira (@shakira)

Shakira e kompletoi look-un e saj me një palë platforma Versace Salon Tempest, me një vlerë prej 1735 dollarësh. Edhe pse fansat e kolumbianes duartrokitën zgjedhjen e veshjes së saj për gala, Shakira mori gjithashtu shumë kritika për mungesën e elegancës së saj në pjesëmarrjen në këtë event.

“O Zot, kur do të vishet mirë kjo grua? Sa e bukur është dhe e veshur keq dhe gjithmonë e rregulluar keq”, ishte një nga kritikat.

Tags:

Home Busull

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF