KreuBusull

Çdo të thotë të jetosh në një marinë dhe pranë saj? Do të thotë të jetosh në “Vlora Marina”

Të mendosh se jahtet dhe velierat, janë vetëm për të lundruar, dyshues se si mund të jetosh në përditshmëri në to, duket vërtet një “çmenduri”. Por në fakt të jetosh në një jaht pa qenë i limituar të shijosh jetën në maksimumin e saj bëhet fare e lehtë nëse ankorohesh në një marinë të klasit botëror, në “Vlora Marina”.

Sapo vendos këmbën në tokë, gjendesh përballë restoranteve të brandeve më të njohura kombëtare që ofrojnë një udhëtim midis shijesh, aromash dhe legjendash, ku autenticiteti mes detit dhe malit është kryefjala. Për ata që eksplorimin në gastronomi e duan më ndërkombëtar, “Vlora Marina” veçon restorante me shije mesdhetare kombinuar me ekzotiken. Dhe nëse ndalesën mes shijesh do ta shoqërosh me aktivitete po aq përmbushëse sa ç’është të bësh ‘shopping’, në “Vlora Marina” do të gjesh një koleksion dyqanesh të përzgjedhura mes brandeve më të njohura ndërkombëtare me fokus te stili i marinës, por jo vetëm.

Nëse një darkë në bordin e velieres të duket më ftuese, nuk është e nevojshme që të kesh hambarët plot nga udhëtimi i fundit, disa hapa larg mund të gjesh dyqane me produkte organike të vendit apo supermarkete. ku mund të përzgjedhësh mes produkteve vendase dhe atyre ndërkombëtare. Vetëm mendo çfarë do t’i shkonte mbrëmjes. Të gjitha shërbimet, që si një nomad luksoz i kohëve moderne i kërkon, gjenden te “Vlora Marina”. Është intriguese t’i përkasësh një komuniteti fluid, ku jetesën mes detit dhe tokës e kanë pjesë të qenësishme të natyrës së tyre pa mënjanuar asnjëherë kënaqësitë e vogla të jetës, ndaj një klub i dedikuar është ambienti i duhur për të shkëmbyer eksperiencat dhe koordinatat e fundit të eksploruara. “Vlora Marina” këtë kënd e ka pozicionuar si një ndër zonat me ekskluzive të marinës, nga ku mund të shijosh peizazhe të papërsëritura në çdo moment të ditës dhe vitit.

Por nëse toka të duket më ftuese se hapësira e pamatë e një jetese në det por sërish nuk do të shkëputesh nga çfarë mund të të ofrojë një marinë, sërish “Vlora Marina” është përgjigjja. Një kompleks ndërtesash të konceptuara drejt eksperiencës Premium në çdo detaj. Të gjitha godinat ndahen nga njëra-tjera nga hapësira të gjelbëruara duke ofruar miniparqe që të gjitha së bashku lidhen në mënyrë harmonike me lungomaren e qëndrojnë bukur krahë Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë. Të jetosh pranë një marine të klasit botëror si “Vlora Marina” do të thotë që qendrat e SPA-së apo pishinat janë pjesë e rëndësishme e tyre. Ndaj sido që të marrësh vendimin të jetosh në tokë apo në det, “Vlora Marina” plotëson listën tënde të pyetjeve.

Location? Location? Location?

E gjendur në zemër të Vlorës, pranë “Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë”, midis Lungomares dhe Parkut të Sodës, vetëm 10 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, ndërmjet dy deteve atij Adriatik dhe detit Jon, si dhe pranë 120 plazheve natyrale. Pozicioni perfekt për një marinë që shumë shpejt pritet të jetë një pikë referimi ndërkombëtar. Një hapësirë e re për të shprehur veten në të gjitha dimensionet, një destinacion dhe një marinë që të mirëpret në çdo kohë.

Pamje nga deti, nga mali apo parku?

Apartamentet Premium në “Vlora Marina” janë pozicionuar që të kenë pamje të gjerë nga deti, mali apo parku duke ofruar një eksperiencë unike në çdo stinë dhe moment të ditës.

Çfarë hapësire do?

Në “Vlora Marina” apartamentet janë të hapësirave që i shkojnë për shtat stilit të jetesës, të mirëorganizuar duke plotësuar çdo nevojë. Apartamentet në kat janë të limituara duke i lënë vend privatësisë dhe qetësisë. Hapësirat e brendshme shumë të bollshme dhe drita natyrale që depërton falë aplikimit të fasadave të larta e transformojnë atë në një zgjatim natyral. Verandat e mëdha të orientuara me pamje nga deti i japin tjetër kuptim privatësisë dhe ekskluzives.

Shtëpi e dytë apo për investim?

Duhet të kini parasysh se çdo pronë mund të përdoret për të jetuar dhe gjithashtu mund të përdoret për investim, kjo falë Programit Renting që ka për qëllim kthim të shpejtë të investimit si një mundësi unike për rezidentët për të krijuar të ardhura.

Jahte të mëdhenj apo të vegjël? Varkë apo Veliere?

“Vlora Marina” është një destinacion detar për jahte dhe megajahte. Me 438 vende për ankorim, kombinuar me shërbime dedikuara jetës në marinë si 24h asistencë për jahtin, Yacht Club, 24h siguri tokë & det, si dhe energji elektrike duke lehtësuar akomodimin tuaj. Një koncept i ri jetese, një hapësirë e re për të shprehur veten në të gjitha dimensionet, një destinacion për çdo stinë dhe një marinë që të mirëpret në çdo kohë. Tani është momenti! Momenti për të shënjuar një tjetër “udhëtim” në të njëjtat hapa me “Vlora Marina”!

 

 

 

Tags:

Home Business

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF