Zhaklin Lekatari është vendosur tashme te jete opinionistja e re e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Gazetarja ishte se fundi e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ku ka folur rreth eksperiencës në spektakël.
E pyetur a ka persona që mund të jenë pjesë e LGBTQ në edicionin e dytë të “BBV”, Zhaklin u përgjigj se po.
“Mendoj që po. Nuk e di sepse nuk është e thënë. Seksualiteti nuk është gjithmonë ajo mënyra se si ti sillesh, shfaqesh apo vishesh është shumë më kompleks. Nuk dua të tregohem e varfër në gjykim”.