KreuBusull

“Më bezdis që më shohin vetëm si trans”, ish e dashura e Mbappe reagon për herë të parë!

 

Modelja transgjinore, Ines Rau, që besohej se ishte në një lidhje me sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe, nuk dëshiron ta përcaktojë dhe ta përmendë operacionin që bëri kur ishte 16 vjeç.

Dyshja u panë për herë të parë në plazhin e Kanës në maj të këtij viti dhe dukeshin jashtëzakonisht komodë. Ata thuhet se ishin në lidhje, por tani besohet se ata janë ndarë dhe se Mbappe ka filluar të takohet me modelen belge Stephanie Rose Bertram. Ines Rau bëri histori si transgjinorja e parë në historinë e revistës Playboy, megjithatë ajo insiston se nuk dëshiron që kjo të jetë e vetmja gjë që e përcakton atë.

“Më bezdis fakti që në të gjitha intervistat që bëj, me TV dhe radio, më pyesin për orientimin tim seksual dhe për mua që operohem dhe të bëhem transgjinore. Kjo ishte diçka që ndodhi në jetën time, një tranzicion, por operacioni nuk pasqyron se kush jam unë si person. Më bezdis pak që më shohin vetëm si trans”, tha ajo për Konbini News. Modelja ka zbuluar edhe librin që e frymëzoi të dilte dhe të përqafonte identitetin e saj.

“Pasi lexova të paktën dy herë librin e Tula-s ‘’I Am Woman’, kuptova se sa e rëndësishme është të supozosh se kush je pa frikë. Unë e bëra ndryshimin shumë e re, në moshën 16-vjeçare. Deri më tani nuk isha shumë e shqetësuar për këtë. Thjesht u zgjova një ditë duke kuptuar se mjaftonte. Më duhet të përqafoj atë që jam dhe të më duan për atë që jam dhe për atë që kam kaluar – pa frikën se mos më refuzojnë. Është shumë e rëndësishme të konsultoheni me specialistë për t’u siguruar që ndryshimi i trupit tuaj është përgjigja e duhur, sepse ndryshimi i seksit nuk është përgjigja ndaj pasigurive apo çështjeve të tjera. Shumë njerëz transgjinorë nuk e kuptojnë se duhet bërë me reflektim: për shkak të një dëshire të thellë për të qenë një grua që në moshë më të re. Është i mrekullueshëm niveli i lumturisë, është absolutisht e pamundur të përshkruhet. Unë jam vajza më e lumtur në botë, thjesht duke qenë ajo që doja të isha. Duhet ta duash veten mjaftueshëm për të arritur atë pa frikën e gjykimit apo refuzimit.”- tha ajo.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF