KreuBusull

Vdes “Mbreti i futbollit”, Pele: Çfarë e “rrëzoi” legjendën braziliane!

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ndoshta lojtari më i mirë në histori, ka vdekur në moshën 82-vjeçare, raporton BBC. Vitet e fundit ai vuante nga problemet e veshkave dhe prostatës. Pele u operua dhe hoqi tumorin nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021. Por, një vit më vonë, në fund të nëntorit 2022, ai u shtrua përsëri në spital. Vajza e tij, Kely Nascimento, i ka informuar adhuruesit për gjendjen e babait të saj me përditësime të rregullta në rrjetet sociale nga spitali.

Të enjtën ajo postoi një fotografi ku shihen duartë e familjes në trupin e tij në spital dhe shkroi: “Gjithçka që jemi është falë jush. Të duam pafundësisht. Pusho në paqe”.Pele, emri i vërtetë i të cilit ishte Edson Arantes do Nascimento, ka shënuar një rekord botëror prej 1.281 gola në 1.363 paraqitje gjatë karrierës së tij 21-vjeçare, duke përfshirë 77 gola në 92 ndeshje për kombëtaren e Brazilit. I vetmi lojtar që fitoi Kupën e Botës tri herë, kujtont REL, duke ngritur trofeun në 1958, 1962 dhe 1970, Pele u shpall Lojtari i Shekullit nga FIFA në 2000.

I njohur gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në botë të futbollit, për dy dekada Pele magjepsi tifozët. Ai ishte golashënuesi më i suksesshëm me klubin brazilian Santos dhe ekipin kombëtar të Brazilit. Pele shquhej për lojën e shpejtë të tij duke sjellë revolucion në këtë sport.

Ai e çoi Brazilin në majat e suksesit dhe u bë një ambasador botëror i futbollit, duke e nisur punën nga rrugët e San Paulos, ku në mungesë të një topi të vërtetë, luante me topa lecke. Në lojtarëve më të mëdhenj të historisë së futbollit, së bashku me Pelenë radhitet futbollisti i ndjerë Diego Maradona, ylli argjentinas Lionel Messi dhe ai portugez Cristiano Ronaldo.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF