KreuBusull

2 javë nën rrënojat e tërmetit: Gjendet i pajetë futbollisti ganez!

Trupi i ish-futbollistit të Newcastle United, Christian Atsu është gjetur nën rrënojat e ndërtesës ku ai jetonte në Turqi, ka thënë agjenti i tij. Atsu, i cili kishte luajtur për skuadrën e Superligës turke Hatayspor, ishte zhdukur që kur tërmetet goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.

31-vjeçari ishte identifikuar gabim dhe ishte raportuar gabimisht si i shtruar në spital javën e kaluar.
Një deklaratë nga përfaqësuesja e Atsu, Nana Sechere, tha: “Me zemër të thyer më duhet t’u njoftoj të gjithë dashamirësve se fatkeqësisht trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes”.

Trupi i lojtarit të Hataysporit u gjet nga nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në Antakya.
Trupi i tij do të dërgohet në vendlindjen e tij në Ganë ku edhe do t’i bëhen nderimet e fundit nga familjarë dhe të afërm.
Atsu u zhduk pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, duke vrarë të paktën 45,513 njerëz, me të paktën 39,672 të vdekur në Turqi, sipas numrit të fundit të dhënë nga Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF