KreuBusull

Horoskopi ditor, e premte 14 prill 2023

Horoskopi ditor, e premte 14 prill 2023

Dashi

Yjet nuk do kenë shume ndikim ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe atmosfera nuk do jete ashtu di ju e keni pritur. Here pas here mund te lindin edhe debate. Ne planin financiar do vazhdojnë vështirësitë dhe ne disa momente do ndiheni keq.

Demi

Dite negative ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni shpesh ne ankth për përgjigjet qe do ju ktheje personi qe keni ne krah. Me financat duhet te bëni kujdes sepse po shpenzuat me shume nga sa lejohet do keni vështirësi me pas..

Binjaket

Tension, konflikte, mungese komunikimi. Plutoni do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do arrini dot te flisni qetësisht me atë qe keni ne krah. Financat duhet t’i mbani gjate gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do keni te papritura.

Gaforrja

Nëse do keni mosmarrëveshje ne çift dhe nuk do gjeni dot zgjidhje, mire do jete te këshilloheni me disa miq sot. Ata do iu japin mbështetje dhe këshilla te vyera. Para se te kryeni shpenzime duhet te shihni njeri buxhetin qe keni.

Luani

Do ngrini shume pikëpyetje sot për jetën tuaj ne çift dhe gjeja me e mire qe mund te bëni është te flisni hapur me partnerin. Buxhetin menaxhojeni me kujdes dhe ne asnjë mënyrë mos merrni përsipër te riorganizoni financat e te tjerëve.

Virgjëresha

Pas një periudhe me debate dhe largësi ne çift, sot do pajtoheni dhe do afroheni me partnerin tuaj. Ne planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi. Shfrytëzojeni rastin për te bere investime dhe për te rregulluar disa gjera ne shtëpi.

Peshorja

Shtojini dozat e imagjinatës gjate kësaj dite dhe mos lejoni qe rutina dhe mërzitja ta pushtoje jetën tuaj. Nëse ndodh kjo gjë mund te keni probleme serioze. Gjendja e te ardhurave do mbetet gjate gjithë kohës e kënaqshme.

Akrepi

Dite mjaft premtuese do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Buxheti do jete me i favorizuar nga me pare. Shfrytëzojeni për te lare disa borxhe dhe për te blere gjera te nevojshme.

Shigjetari

Mundohuni te mos e kundërshtoni për çdo gjë partnerin tuaj sot sepse ne një moment situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Ne planin financiar, ndikimi i yjeve do jete kontradiktor. Matuni disa here para se te hidhni hapa.

Bricjapi

Kjo e sotmja nuk ka për te qene një dite e lehte për ata qe janë ne një lidhje. Do keni ndryshime te shpeshta humori dhe nuk do mbani përgjegjësi për veprimet qe do bëni. Do kryeni shpenzimet e domosdoshme dhe do ndihmoni edhe familjaret.

Ujori

Për shkak te mjedisit yjor shume te trazuar ka rrezik qe te kaloni një dite te vështirë ju te dashuruarit. Ne planin financiar do ndesheni me probleme te vogla, por qe nuk do ju lënë aspak te qete. Merrni masa pa qene vone.

Peshqit

Gjate kësaj dite jeta juaj ne çift do përmirësohet ndjeshëm. Do e mbani gjithë kohës te ndezur atmosferën dhe nuk do reshtni se shprehuri ndjenjat. Në planin financiar do jeni tejet te kujdesshëm dhe gjendja nuk do ketë aspak probleme.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF