KreuBusull

Pse Finlanda është vendi më i lumtur në botë?

Pse Finlanda është vendi më i lumtur në botë?

Finlanda është vendi më i lumtur në botë për gjashtë vitet e fundit, sipas World Happiness Survey, e ndjekur nga Danimarka dhe Islanda. Arsyeja pse finlandezët janë më të lumtur se të tjerët varet nga një sërë faktorësh, të ardhurat, mbështetja e lartë sociale, liri për të marrë vendime dhe nivele të ulëta korrupsioni.

Finlanda ka edhe atribute të tjera që mund t’i ndihmojnë njerëzit të ndihen më të lumtur. Ajo ka një sistem shëndetësor të financuar nga qeveria. Transporti publik është i besueshëm dhe i përballueshëm.

Ka shumë të ngjarë që Finlanda të ketë shkolla me nivele barabarta. Po kështu, ka një politikë të mirë strehimi me një larmi të gjerë banesash sociale dhe më pak të pastrehë, një shërbim shëndetësor që e ka zili bota, (edhe gjatë viteve më të këqija të pandemisë).

Pra, çfarë mund të bëjnë njerëzit e një vendi nëse duan të jenë më të lumtur? Gjëja më e rëndësishme është të zgjidhen qeveri që do të sigurojnë që vendi të bëhet më i barabartë nga të ardhurat. Pas kësaj, sigurimi i shërbimeve tuaja sociale – shkolla, strehimi dhe kujdesi shëndetësor – janë çështje kryesore të cilat do të ndikojnë në mirëqenien tuaj..

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF