KreuBusull

Video/ Skema 3D se si ndodhi aksidenti me 3 viktima te Tegu! 

Video/ Skema 3D se si ndodhi aksidenti me 3 viktima te Tegu! 

Një aksident i rëndë ka ndodhur te rrethrrotullimi i Saukut mbrëmjen së enjte, ku automjeti tip “Audi” ka çarë barrierat e mbikalimit të Saukut dhe ka rënë mbi kofanon e një mjeti tjetër që po udhëtonte në nënkalim.

Së fundmi është rindërtuar skemën 3D ku tregon si ndodhi aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i Tegut ku humbën jetën tre të rinjtë që ndodheshin në automjetin tip “Audi”,  Klevis Ruçaj, 20 vjeç; Sikela Përroi, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini 22 vjeçe.

Bazuar te të dhënat dhe pamjet e sigurisë, automjeti tip “Audi” vjen nga unaza lindore dhe e merr rrethin drejt duke thyer barrierat dhe përfundoi në krahun tjetër të korsisë së autostradës duke përfunduar mbi kofanon e një makine tjetër.

Nga publikimet e 20-vjeçarit në rrjete sociale shihet një pasion i tij për makinat luksoze dhe shpejtësinë e lartë. Në një video të publikuar në rrjetin Tik Tok, ai shihet duke drejtuar mjetin me një shpejtësi prej 270 km/h. Kujtojmë që personat që ndodheshin në mjetin tip Honda janë në spital nën kujdesin mjekësor.

Tags:

Home Busull

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF