KreuBusull

Horoskopi mars 2023

Horoskopi mars 2023

Dashi

Ngritja e Saturnit, më 5 mars, mund t’ju ndihmojë të përballeni me situata të forta në punë. Deri më 13 të këtij muaji, planeti Mars do të udhëtojë përmes shenjës së Demit, duke ju ofruar një ekuacion të rehatshëm në çështjet e parave. Jupiteri dhe Venusi do të ndikojnë në projektet tuaja afatgjatë, sidomos në sferën tuaj të ndjenjave, duke konsoliduar lidhjet ekzistuese dhe duke ofruar mundësi për krijimin e raporteve të reja.

Demi

Kalimi i Diellit në shenjën tuaj do të jetë një pikë bindëse për ju. Ekziston mundësia e udhëtimit për qëllime pune për të sjellë marrëveshje biznesi. Duhet ta merrni muajin me qetësi dhe pa asnjë nxitim në vendimet që pritet të merrni. Në dashuri duhet të tregoheni më të logjikshëm me partnerin tuaj. Në planin financiar do të përballeni me disa probleme të vogla, kujdes me shpenzimet, por edhe për aspektet tuaja shëndetësore.

Binjakët

Shenja juaj do të jetë nën ndikimin e Mërkurit që në ditën e parë të këtij muaji, ndaj sugjerohet të bëni kujdes në shumë vendime. Afërdita është planeti që ju favorizon, sidomos përsa i takon të ardhurave. Kini pak më shumë vetëbesim te kolegët, sepse do të përballeni me sjellje arrogante që do t’ju vendosin në prova të forta. Nëse jeni ende beqarë do të gjeni personin e duhur, por sinjalet do të shfaqen vetëm në fundit të muajit.

Gaforrja

E shkuara do të rikthehet sërish këtë muaj dhe kjo gjë mund të shkaktojë mërzitje dhe probleme. Mos ripërsëritni gabimet sepse më pas nuk do ta ngrini dot më kokën. Marrëdhënia me partnerin do të jetë shumë e paqëndrueshme. Jupiteri dhe Dielli do t’ju mbështesin dhe do t’ju japin energjinë e forcën e nevojshme. Nëse keni një lidhje mund të keni kundërshtime me partnerin, por nuk duhet të lejoni që kjo t’iu përçajë.

Luani

Gjatë këtij muaji, Mërkuri dhe Jupiteri do t’ju mbajnë larg problemeve serioze. Qielli juaj do të jetë më i hapur sidomos pas javës së dytë. Nëse jeni në një lidhje, ditët e para mund të ndodhin disa kontradikta për shkak të shpenzimeve të mëdha që keni kryer. Thirrini mendjes dhe bëni kujdes edhe me fjalët që do t’i thoni partnerit. Pas mesit të muajit situata do të fillojë të ngrohet. Shqetësimet fizike do të rikthehen sërish.

Virgjëresha

Deri në datën 10 duhet të përgatiteni për probleme, ndaj kërkoni mbështetjen e një të afërmi. Për të dashuruarit do të jetë muaj i vështirë dhe i mbushur me mosmarrëveshje. Nëse jeni beqarë përfitoni nga të gjitha ftesat. Shëndeti do të shfaqë disa shqetësime sezonale. Në planin financiar do të përballeni me vështirësi, pritet të keni ndryshime të menjëhershme që javën e parë të muajit.

Peshorja

Marsi do të jetë në krahun tuaj dhe nëse do t’ju dalë ndonjë e papritur, do të dini si të reagoni, por kjo nuk do të thotë aspak që të mos shqetësoheni, ndaj bëhuni gati për sfida të reja. Në familje dhe në punë, do të keni momente nervozizmi. Tregoni kujdes. Mos kini asnjë frikë, pasi nuk do të keni asnjë pengesë në rrugën tuaj. Situata do të paraqitet pak më mirë në dashuri, ku do të kuptoheni mirë me njeriun e zemrës. Shëndeti i mirë.

Akrepi

Këtë muaj duhet të dëgjoni edhe zemrën edhe arsyen, sepse vetëm ashtu do të mund të gjeni ekuilibrin dhe gjërat do t’ju ecin mirë. Nëse nxitoheni, tregoheni impulsivë dhe të palogjikshëm mund të keni tronditje. Të dashuruarit do të përballen shpesh me probleme në çift. Mirë është që të ruani sa të mundni qetësinë, pasi nëse alarmoheni dhe ngrini zërin vetëm sa do të përkeqësoni situatën. Rrezikoni ndonjë divorc.

Shigjetari

Plutoni dhe Saturni do ta bëjnë më të zymtë këtë muaj. Rreth datës 10 deri më 14 duhet të reflektoni pasi do të futeni në probleme. Marrëdhënia juaj me partnerin do të jetë goxha konfliktuale. Do të ndiheni herë pas here keq, por nuk do ta frenoni veten e nuk do të hapni rrugë. Gjendja shëndetësore do të jetë delikate sidomos dy javët e para. Në planin financiar duhet të stabilizoni situatën, edhe sikur të mos arrini rezultatet e pritura.

Bricjapi

Edhe pse jo çdo ditë do të jetë e lehtë, ju duhet të bëni të pamundurën që të ruani një klimë sa më të ngrohtë këtë muaj, kjo në aspektin profesional, por edhe atë financiar. Kërkoni falje dhe mundohuni t’i ndreqni gabimet në çift. Shëndeti do të jetë i luhatshëm, pesimizmi do t’ju pushtojë në disa momente dhe do të ndiheni pa fuqi. Bëni ushtrime për relaks dhe fitoni qetësinë që ju nevojitet, në vend që të humbni ekuilibrat emocionalë.

Ujori

Muaj shumë i qetë dhe aspak problematik. Ju që jeni në një lidhje do të bashkëpunoni me partnerin tuaj për gjithçka dhe do t’i zgjidhni disa dyshime që keni patur më herët. Nëse jeni beqarë është mirë të përfitoni sa të mundni nga ftesat, pasi asnjëherë nuk i duhet çfarë mund të ndodhë më vonë. Mos e teproni me lodhjen. Në planin financiar, familjarët do t’iu mbështesin, në punë do të keni të papritura, ndaj bëni mirë të mos nxitoheni.

Peshqit

Ndryshe nga një muaj më parë, këtë muaj do të keni më shumë kohë për t’ia kushtuar vetes dhe atyre që doni. Jeta juaj në çift do të jetë e shkëlqyer, sidomos pas datës 12 mars. Pritet të ndryshoni sjellje, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm për gjithçka. Problemet e së shkuarës do t’i lini pas krahëve, përsa i takon jetës në çift. Gjendja shëndetësore nuk do të jetë ashtu si keni dëshiruar, probleme serioze do të shfaqen me ushqimin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF