Luizi ka rrëmbyer zemrat e pothuajse gjithë shqiptarëve kudo ata ndodhen, mes të cilëve edhe personazhe të njohur publikë që kanë shprehur hapur mbështetjen ndaj këngëtarit. Të shumtë kanë qenë edhe ata që janë zotuar duke ofruar shuma monetare për Luizin apo oferta bashkëpunimesh.
Së fundmi, biznesmeni Gjergj Luca ka premtuar se do të realizojë për Luizin dhe Kiarën dasmën më të bukur në Shqipëri. Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale ai shprehet se si daja e Luizit do të jetë organizatori i kësaj dasme. “Përshëndetje Kiara. Përshëndetja nga këtu, Pallati i Brigadave. Për Zotin dëgjo, se je edhe nga vendi i gjysmës së zemrës sime, nga Përmeti. Ai zotëria jote dhe nipi im Luizi kur të dalë në datën 6 se nuk na dëgjon tani, ne, unë edhe ti, do t’i bëjmë një surprizë.
Dasmën tuaj do ta bëjmë këtu në këtë vend dhe do të bëjmë dasmën më të bukur që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri në “Fish City”, në qytetin e Dashurisë, në qytetin e shpresës, ëndrrave”, thotë Gjergj Luca në video.
“Gjergj Luca, daja i Luizit, super surprizë në datë 7 maj. Dasmorë nga të gjitha trevat në dasmën më të madhe shqiptare që do të organizojmë në “Fish City” në Labinot. Luiz dhe Kiara ne po ju presim t’i thoni “PO” njëri-tjetrit!”, shkruhej përkrah videos së Gjergj Lucës.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhi me Luizin dhe Kiarën pas daljes së këngëtarit nga shtëpia më e madhe në Shqipëri dhe a do të realizohet vërtet dasma..