KreuBusull

16 vite e zhdukur: Dritë jeshile për zgjidhjen e misterit të vogëlushes Madeleine!

16 vite e zhdukur: Dritë jeshile për zgjidhjen e misterit të

Prindërit e Madeleine Mccann do të përballen me muaj agoni teksa presin rezultatet e testimit mjeko-ligjor pasi thuhet se u gjet një ‘e dhënë përkatëse’ gjatë një operacioni kërkimi tre-ditor në Portugali.

Hetuesit pastruan një zonë të madhe pyjore në rezervuarin e Algarve dhe hapën tetë vrima të thella për të mbledhur mostra, të cilat janë dërguar për testim mjekoligjor dhe ADN në Gjermani. Shkencëtarët pritet të kenë rezultatet fillestare javën e ardhshme, thonë burimet, por mendohet se mund të duhen muaj që të përfundojë një analizë e plotë.

Gazeta portugeze Correio da Manha tha se një ‘e dhënë e rëndësishme’ u gjet gjatë kontrollit në pyll, duke bërë që policia të përqëndrohet në një zonë të caktuar të zonës. Të dhënat përfshijnë një rrip sutjena, copa veshjesh dhe sende plastike. Kërkimet nisën pasi  MailOnline shkroi se si hetuesit kishin kërkuar për një armë dhe videokamerë të vjedhur nga shtëpia e të dyshuarit kryesor Christian Brueckner. Një informator kriminal njoftoi prokurorët gjermanë se sendet e marra në vitit 2007 në shtëpinë e izoluar të Brueckner u hodhën më pas në rezervuar.

Një sipërfaqe prej rreth 160 metra katrorë ishte rrafshuar dhe pastruar nga bari dhe shkurret me disa vrima të gërmuara në tokë deri në një thellësi prej rreth gjysmë metri.  Mendohet se dheu i hequr është marrë nga zyrtarët gjermanë për analiza në një laborator në Wiesbaden.

Axel Peterman, një profilist kriminal dhe ish-detektiv gjerman, tha për The Mirror se ‘provat do të ekzaminohen dhe vlerësohen nga ekspertët’ brenda disa ditësh në një ‘laborator të akredituar të ADN-së’.

Ai argumentoi se ekzaminimi i tokës mund të çojë në ‘veshje ose objekte të fshehura’ që e lidhin të dyshuarin me zonën.

Madeline u zhduk në maj 2007 teksa po flinte në dhomën e saj në një resort në Portugali ku familja kishin shkuar me pushime. Madeleine  ishte tre vjeç në maj 2007 kur u zhduk nga dhoma e saj e gjumit në apartamentin ku familja e saj po qëndronte për pushime në Praia da Luz në bregdetin e Algarve. Prokurorët gjermanë besojnë se Christian Brueckner mund të jetë pas zhdukjes së saj

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF