
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin gjerman ku një 28 vjeçare ka rënë pre e dhunës për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në parkingun e një marketi në Aachen të Gjermanisë, mbrëmjen e së shtunës më 20 maj dhe viktima është identifikuar me emrin Jetmira Beka, nëën e tre fëmijëve. Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve. Policia kishte rrethuar vendin e krimit dhe zonën përreth.
Mësohet se çifti janë me origjinë nga Mitrovica e Kosovës dhe ishin divorcuar për shkak të dhunës që ish-bashkëshorti ushtronte ndaj nënës së tre fëmijëve të tij.
Në momentin e vrasjes së Jetmirës, ishte e pranishme edhe motra e saj. Menjëherë pas krimit i dyshuari është vetëdorëzuar në polici dhe ndodhet në paraburgim që nga e diela.