Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ka zbuluar se shqiptarët nuk janë më aq të marrosur pas këngëtarit Luiz Ejlli duke e kërkuar emrin e tij me miliona herë në Google. Pasi ishte për muaj me radhë në krye të listës së kërkimeve duket se ish-banorit të Big Brother VIP ja ka ‘zënë vendin’ një tjetër emër.
I ftuar në studion e “Wake Up”, eksperti zbuloi se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në internet. Sipas tij, në 3 muajt fundit shqiptarët kanë kërkuar për ChatGPT, duke i marrë fronin fituesit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.
Në përgjithësi ‘Google’ përdoret për të shuar kuriozitete, nga shumica e njerëzve nëpër botë. Tani një nga trendet është ChatGPT, që njerëzit po i largohen ‘Google’-it dhe po shkojnë drejt ChatGPT për të t’a pyetur për gjëra, sidomos studentët dhe nxënësit. Sipas Kallanxhi në Shqipëri ChatGPT është më i kërkuari, me një rritje prej 4700 për qind nga 3 muajt e kaluar. Pra mban fronin e vendit të parë si emri më i kërkuar në Google.