KreuBusull

Stafi i Mediaset surprizon dhe përlot Pier Berluskonin pas vdekjes së të atit!

Stafi i Mediaset surprizon dhe përlot Pier Berluskonin pas vdekjes së

Në mesin e qershorit, menjëherë pas funeralit të babait të tij Silvio, Pier Silvio Berlusconi shkoi në studiot e Mediaset në Cologno Monzese për të treguar përkrahjen e tij me punonjësit e kompanisë së themeluar nga ish-kryeministri dhe për të marrë një përqafim të ngrohtë mbështetës.

Sot, apo pesëmbëdhjetë ditë më vonë, janë vetë punonjësit e Alfa-s që kanë dashur t’i bëjnë homazhe Drejtorit të Përgjithshëm përmes një videoje të bërë ad hoc dhe të shfaqur tek ai me rastin e prezantimit të programeve të reja vjeshtë-dimër 2023 në Mediaset.

Ngjarja për prezantimin e sezonit të ri televiziv për shtyp u zhvillua mbrëmjen e djeshme. Në skenë, për të drejtuar mbrëmjen, Gerry Scotti, me një karrierë të fortë dyzetvjeçare pas tij dhe fytyra kryesore e rrjetit. “Pas një ngjarjeje që na shpoi zemrat, e cila shpoi zemrën e kompanisë, unë personalisht vlerësova që ju i mbajtët të gjitha angazhimet tuaja”, deklaroi Scotti në hapje, duke e parë në sy drejtorin ekzekutiv, i ulur në vijën e parë. “Ti erdhe këtu për të folur me të gjithë punonjësit e tu dhe na përkufizove si familje. Ne ju tregojmë këto imazhe nga zemra e gjithë Mediaset”. Në klip u shfaqën imazhet e Pier Silvios të përziera me ato të babait të tij, që simbolizoi në një farë mënyre kalimin e stafetës. Në fund të videos pinjolli i familjes Berluskoni doli në skenë për të përqafuar Gerrin duke drejtuari një puthje nga  qielli: “Babi, të dua”, thotë ai.

A post shared by Verissimo (@verissimotv)

Në fund,  më një vështrim nga audienca, ku janë të pranishëm shumë punonjës të Mediaset dhe në veçanti të rinjtë e Publitalia drejtuesi i gjigandit mediatik italin tha:  “Tani le të klikojmë, t’i kthehemi punës si gjithmonë”.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF