
Nëse keni bërë plane për këtë fundjavë duhet të shihni më parë motin pasi duket se koha nuk do të jetë fort e favorizueshme për plazh. Të paktën dita e shtunë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu më së shumti në zonat Lindore të Shqipërisë.
Meteorologët përpos ditëve të fundit që kanë qenë me shi, pas mesditës së të shtunës moti do të përmirësohet ndjeshëm dhe në zonat bregdetare dita e dielë do të jetë e mëse e favorshme për të bërë plazh. Ndërkohë prej të hënës gjatë gjithë javës së ardhshme moti në vend do të jetë i kthjellët dhe temperaturat do të rriten ndjeshëm duke kapur vlerën e 34 gradë celcius.