KreuBusull

Meteorologia Lajda Porja: Në fund të korrikut temperaturat shkojnë 42 gradë celcius!

Meteorologia Lajda Porja: Në fund të korrikut temperaturat

Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë në një valë të nxehti me temperatura që shkojnë deri 40 gradë celcius. Megjithatë duket se i nxehti nuk mbaron këtu, pasi ditët në vijim do të jenë edhe më të nxehta.

Nëpërmjet një lidhje telefonike në edicionin e lajmeve në Top Channel, meteorologia Lajda Porja ka treguar se në fund të korrikut temperaturat do të shkojnë deri në 42 gradë celcius.

“Kjo valë ka nisur të martën në mbrëmje, sot është kulmi i parë i kësaj vale. Sot parashihet shumë qytete të ultësirës perëndimore të shënojnë temperatura mbi 40 gradë. Problematike situata paraqitet në zonat e izoluara si Elbasani, Berati, Gjirokastra, presim temperatura deri në 42 gradë. Ndërkohë në kryeqytet, Shkodra Lezha Fieri Lushnja do jenë 40-41. Kjo valë ka një tërheqje në fundjavë, por shumë e lehtë, me një gradë dhe jo shumë e ndjeshme. Dita e hënë do të kthejë sërish temperaturat deri në 42 gradë. Parashikohet që kjo valë të qëndrojë shumë gjatë, të paktën deri në fundin e muajit. Por do aktivizohet sërish duke sjellë temperatura të larta, ku vlera ekstremisht të larta do presë Itali Jugore, Greqia RMV, meteorologët parashikojnë të thyej edhe rekorde historike. Në vendin tonë gjatë kësaj fundjave 42, shpresojmë në fund të muajit mos kemi thyerje të rekordit. 44 gradë të shënuar në vitet 70 në Kuçovë. Kjo ngjashmëri valët e të nxehtit të 2022-tës për shkak të kohëzgjatjes, por ka temperatura shumë të larta”.-tha Lajda Porja për TCh.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF