
Një pasdite në pishinën e gjyshërve rrezikoi të kthehej në tragjedi për një 2 vjeçar nëse vëllai i tij guximtar vetëm 6 vjeç nuk do të ishte aty pranë.
Atticus Whitlock po vlerësohet për heroizmat e tij pasi u hodh në një pishinë për të shpëtuar jetën e vëllait të tij 2-vjeçar. Atticus Whitlock ishte duke notuar në shtëpinë e gjyshërve të tij në Anderson County më 4 korrik, kur vëllai i tij më i vogël Anson ra në ujë, sipas CNN. Në fillim, Atticus nuk ishte i sigurt se çfarë po ndodhte. Por, pasi zbuloi situatën, ai u tmerrua kur kuptoi se vëllai i tij ishte në rrezik.
“Pashë diçka në sipërfaqe të ujit. Unë nuk e dija se çfarë ishte, kështu që u hodha në pishinë dhe ishte ai, vëllai im Anson”; ka treguar 6 vjeçari.
Savannah Whitlock, nëna e djemve, tha se ajo ishte afër pishinës kur ndodhi incidenti, por nuk e dinte se çfarë po ndodhte derisa Atticus u hodh në veprim. Për fat të mirë, Atticus ishte në gjendje të kapte vëllain e tij në fund të pishinës dhe ta nxirrte në sipërfaqe.
“Unë thjesht i përqafova të dy dhe i thashë Atticus: ‘Jam shumë krenare për ty”; është shprehur nëna e djemve për CNN.



















