KreuBusull

Operacioni i rrallë: mjekët i ngjisin kokën 12 vjeçarit pas aksidentit të tmerrshëm!

Operacioni i rrallë: mjekët i ngjisin kokën 12 vjeçarit

Kirurgët në Izrael kryen një operacion të vështirë dhe jashtëzakonisht të rrallë pasi arritën të rilidhnin kokën e një djali pasi ai u godit nga një makinë ndërsa po ngiste biçikletën e tij, njoftoi spitali i Jerusalemit këtë javë. Suleiman Hassan, një palestinez 12-vjeçar nga Bregu Perëndimor, pësoi atë që njihet si një prerje e brendshme e kokës, me kafkën e tij të shkëputur nga rruazat e sipërme të shtyllës kurrizore.

Ai po ngiste biçikletën kur një makinë e goditi. Djali u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore Hadassah dhe e futi menjëherë në operacion në njësinë e traumës. Mjekët thanë se koka e tij ishte pothuajse tërësisht e shkëputur nga baza e qafës. Dr. Ohad Einav, specialisti i ortopedisë që drejtoi operacionin, tha se procedura zgjati disa orë.

“Aftësia jonë për të shpëtuar fëmijën ishte falë njohurive tona dhe teknologjisë më inovative në sallën e operacionit,” tha Einav, duke shtuar se ekipi “luftoi për jetën e djalit”.

Einav dhe ekipi i tij thanë se Hassan ka një shkallë të parashikuar të mbijetesës prej vetëm 50%, dhe shërimi i tij nuk është asgjë më pak se një mrekulli. Operacioni ka ndodhur në qershor, por mjekët kanë pritur një muaj për të shpallur rezultatet.

“Fakti që një fëmijë i tillë nuk ka deficite neurologjike apo mosfunksionim shqisor apo motorik dhe që ai funksionon normalisht dhe ecën pa ndihmë pas një procesi kaq të gjatë, nuk është gjë e vogël”, tha Einav.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF