Një 31 vjeçare nga Selaniku teksa po përgatiste dokumentat për t’u martuar me të dashurin e saj, zbuloi se figuronte e martuar me një shqiptar në gjendje civile.
Gruaja është shprehur e tronditur duke thënë se nuk e ka takuar kurrë burrin e saj fiktiv.
Sipas raportimit të një media greke, 31-vjeçarja nuk arriti të martohej dot me partnerin e saj që kishin një lidhje prej shumë vitesh. Në dokumentat e falsifikuara thuhet se ajo bashkëjeton me një shtetas shqiptar, të cilin 31-vjeçarja shprehet se nuk e ka parë ndonjëherë në jetën e saj.
Avokati i 31 vjeçares ka treguar se shqiptari ka kryer martesën nëpërmjet mashtrimit dhe vjedhjes së identitetit të shtetases greke.
Vjedhja e kartës ID është bërë në muajin shkurt të këtij viti, ku persona të paidentifikuar kanë shkuar në banesën e çiftit grek dhe kanë marrë një celular, dy laptopë, një orë dixhitale, sende të tjera elektronike, stoli floriri, dy kuleta, ku njëra prej tyre kishte kartën e identifikimit të 31-vjeçares.