
Përpara filmit të shumëpritur të Greta Gerwig, Barbie, me Margot Robbie dhe Ryan Gosling, i cili do të dalë në kinema më 21 korrik, dy fansa me fat mund të jetojnë fantazinë e tyre Barbie duke rezervuar një qëndrim në një vië të Barbie Dreamhouse me ngjyrë pink në Malibu, Kaliforni.
Si pjesë e një strategjie, ekipi i marketingut të filmit për një çift fatlum qëndrimin në rezidencën buzë oqeanit, më 21 dhe 22 korrik.
Një rezidencë me përmasa reale, trekatëshe, e kompletuar me një pistë vallëzimi disko, një pishinë pafundësie të lidhur me ballkonin me një rrëshqitje gjithëpërfshirëse (pse të ecni shkallët kur mund të rrëshqisni në pishinën tuaj?), dhoma gjumi me temë kaubojsh me pamje nga vija bregdetare e Malibu. Kjo ndoshta mund të jetë rezidenca më rozë e ngritur ndonjëherë.
Të përzgjedhurit do të jenë gjithashtu në gjendje të marrin në shtëpi grupin e tyre të patinave dhe dërrasave të sërfit. Fituesit e kësaj eksperience janë përzgjedhur nëpërmjet aplikimit në Airbnb ndërsa pritet që emrat e tyre të bëhen publik në premierën e filmit.



















