
Turistët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre të pushimit në të gjithë Evropën Jugore pasi zjarret shpërthyen në pikat e nxehta turistike në Greqi, Zvicër dhe Spanjë, mes paralajmërimeve që temperaturat do të rriten në 48 gradë Celsius sot.
Duket se nuk ka fund në horizont për valën e pandërprerë të të nxehtit që ka shkaktuar kërdinë në të gjithë Mesdheun, duke shkaktuar shqetësime shëndetësore tek turistët dhe vendasit si dhe për shkak të zjarreve në Greqi janë parë mijëra njerëz të vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre nga zjarret e egra që shpërthejnë nëpër vendpushimet bregdetare.
Vapa e fortë pritet të rritet edhe më shumë sot pasi një ciklon i ri i quajtur Charon, që në mitologjinë greke ishte tragetuesi i të vdekurve, goditi Evropën dje. Ishulli italian i Sardenjës do të mbajë barrën e të nxehtit të pazakontë, pasi sinoptikanët parashikojnë se temperaturat mund të arrijnë deri në 48 gradë Celsius më vonë sot dhe të arrijnë gjithnjë e më afër rekordit prej 48.8 gradë Celsius të vendosur në qytetin sicilian të Floridia në gusht të vitit 2021.
Presidenti i shoqërisë meteorologjike italiane Luca Mercalli tha: “Edhe nëse ai rekord [48.8C] nuk thyhet, ne po shohim një valë të nxehti, gjatësia e së cilës është e paprecedentë.”
Turistët në të gjithë Mesdheun po paralajmërohen për rreziqet kërcënuese për jetën nga dielli flakërues, me temperaturat që do të arrijnë në 44 gradë Celsius sot në Spanjën jugore. Nxehtësia ‘e paprecedentë’ ka të ngjarë të vazhdojë deri në gusht në disa zona, sipas Organizata Botërore Meteorologjike.
Vapa e madhe ka shkaktuar zjarre që kanë përfshirë shtëpitë e pushimit në të gjithë Greqinë, Zvicrën, Spanjën dhe Turqinë, duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga disa pika të njohura turistike.
Dailymail.com



















