
Në pikun e turizmit bregdetar në Shqipëri një lajm i mirë vjen nga qyteti i Pogradecit sa i përket fushës së arkeologjisë.
Rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçarë.
Rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçar ose 6000 vite para Lindjes së Krishtit. Albert Hunfer arkeolog nfa Zvicra thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë, 8000-9000 vite më parë të cilët janë përhapur më pas në të gjithë Europën.
Ky vendbanim (Lini) është 2000 vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër. Gërmimet në vendbanimin palafit të Linit tashmë po zhvillohen në ujë, pasi ai ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen. Ndërkohë, ka të dhëna se një vendbanim i tillë është edhe pranë kufirit aktual me Maqedoninë e Veriut. Ky zbulim është një formë shumë e mirë për të thithur edhe turistë



















