KreuBusull

Macja që ndihmon të zonjën e shurdhër merr çmimin e rëndësishëm!

Macja që ndihmon të zonjën e shurdhër merr çmimin e

Një mace që ndihmon pronaren e tij të shurdhër duke e paralajmëruar për tingujt përreth shtëpisë, ka fituar një çmim kombëtar. Zebby, një mace bardh e zi dy vjeçare nga Chesterfield, në Derbyshire, u emërua Macja Kombëtare e Vitit nga Cats Protection. Katërputrorshi mbështet pronaren e tij Genevieve Moss, 66 vjeç duke e njoftuar për zhurma si zilja e telefonit apo e derës.

Zonja Moss tha se ajo nuk mund ta imagjinojë jetën pa Zebby. Zebby, e cila thuhet se nuk ka pasur ndonjë trajnim të veçantë për dhuntinë  e saj është zgjedhur nga mijëra kafshësh të tjera shtëpiake si fituesi i përgjithshëm i ‘National Cat Awards’.

Ngjarja, e organizuar nga shoqata bamirëse e mirëqenies së maces, u mbajt në Ëilton’s Music Hall, në Londër, të hënën. Zebby ishte një nga katër finalistët në kategorinë ‘Family Fur-ever’ dhe fitoi pas një votimi publik.

Më pas ai u kurorëzua fitues i përgjithshëm nga një panel i famshëm dhe ekspertësh, duke përfshirë ish-futbollistin David Seaman dhe veterinerin dhe personalitetin televiziv Dr Scott Miller.

Pronarja e tij tha: “Jam shumë krenare për Zebby që i tregoi botës se sa intuitive dhe të kujdesshme mund të jenë macet dhe çfarë efekti pozitiv mund të kenë në jetën e njerëzve. Pa aparatin tim të dëgjimit nuk mund të dëgjoj asgjë, por tani kam Zebby për të më ndihmuar. Ai vjen dhe më prek kur bie zilja e telefonit dhe më pas unë mund të ndez aparatin tim të dëgjimit dhe altoparlantin dhe të marr telefonatën. Natën, nëse ka një zhurmë të pazakontë, ai më godet në kokë që të më zgjojë dhe të më njoftojë.”

Zebby madje ndihmon zonjën Moss duke marrë postën nga dera dhe duke e çuar në dhomën e saj në gojë, ose duke i sjellë pantoflat e saj.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF