
Programi “America’s Got Talent” në puntatën e radhës dha një ndër mesazhet më të ndjera ndonjëherë. Dy gra, dy nëna u shfaqën në skenë për të kënduar një këngë që për ta ka një kuptim tejet domethënës.
Holly Campbell dhe Kim Scadlock janë dy nëna të cilat do të lidhen përjetësisht me njëra tjetrën nga zemra që rreh në kraharorin e djalit të Kim. Kur djali i mitur i Holly Campbell u nda nga jeta në vitin 2007, nëna vendosi ta dhurojë zemrën e të birin në mënyrë që ajo të vijonte të rrihte, ndonëse në një trup tjetër.
“Kur i dhashë lamtumirën djalin tim i këndova për herë të fundit këngën ‘Wicked For Good’; tregoi e përlotur zonja Campbell.
Por pa e ditur edhe nëna fatlume djali i të cilit do të jetonte falë zemrës së dhuruar, sapo i biri ka dalë nga salla e operacionit i ka kënduar pikërisht këngën ‘Wicked For Good’ si dëshmi se Universi i kishte lidhur këto gra përjetësisht.
Dy zonjat u shfaqën në “America’s Got Talent” për të kënduar ‘Wicked For Good’ dhe historia e tyre përloti jo vetëm gjyqtarët programit por edhe miliona shikues nga ekrani.
Të dyja thanë se erdhën në emision për të përkrahur dhurimin e organeve dhe kënduan këngën Ëicked që kishte një lidhje personale për të dy. Të dyja u përqafuan në skenë dhe publiku brohoriti për ta. Më vonë, djali i Kim-it, Beckham u bashkua me ta në skenë.
“Ky ishte ndoshta momenti më magjik që kam përjetuar ndonjëherë në America’s Got Talent”, tha gjykatësi Howie Mandel, 67 vjeç.
“Çfarë grash të forta, çfarë historie”, tha Heidi Klum 50 vjeçe, me një lotët që i rridhnin nëpër fytyrë.
‘As nuk di çfarë të them. Dua të them, është një histori kaq e trishtuar, dhe fakti që e ndave me ne… Unë jam baba dhe e di, e kuptoj. Ajo histori që sapo më tregove për të njëjtën këngë, është e pabesueshme”, shtoi Simon Coëell.



















