Megi Pojani dhe Endri Çekiçi prej rreth një viti janë duke shijuar lidhjen e tyre të dashurisë, ndonëse kanë preferuar të mos e bëjnë publike.
Së fundmi dyshja është fotografuar në rrugët e Tiranës nga “Iconstyle”, dhe në pamjet e publikuara ata duken të pashqetësuar teksa janë duke ecur.
Megi dhe Endri kanë zgjedhur të vishen me të njëjtat ngjyra, bardh e zi, teksa ecin përkrah njëri-tjetrit.
Kohë më parë kur u raportua se dyshja është në një lidhje, Megi udhëtoi drejt Turqisë për të parë skuadrën e tij Konyaspor-in në derbi ndaj Galatasaray-t.
Në atë ndeshje Endri shënoi golin e barazimit, të cilin ia dedikoi partneres së tij, e cila ndodhej e ulur në rresht të parë në përkrahje të tij.