KreuBusull

3 muaj në oqean të hapur; marinari dhe qeni i tij shpëtojnë për mrekulli!

3 muaj në oqean të hapur; marinari dhe qeni i tij shpëtojnë

Një marinar australian dhe qeni i tij u shpëtuan nga një peshkarekë meksikane  pasi kaluan tre muaj në hapësirën e madhe të Oqeanit Paqësor. Timothy Lyndsay Shaddock, 54 vjeç dhe shoqëruesi i tij  besnik qeni  Bella, nisën udhëtimin e tyre nga qyteti bregdetar i La Paz në Meksikë në muajin prill, me synimin për të arritur në Polinezinë Franceze, një distancë prej rreth 6,000 kilometrash.

Megjithatë, planet e tyre morën një kthesë drastike kur anija e tyre, e quajtur Aloha Toa, u dëmtua rëndë nga deti i trazuar, duke i bërë të padobishme pajisjet e saj elektronike.

Marinari amator u shpëtua nga oqeani nga një anije peshkimi meksikane, pasi duroi tre muaj izolim. Burri dhe qeni i mbijetuan sprovës duke pirë ujë shiu dhe duke ngrënë peshk të papërpunuar të kapur me pajisjet e tyre të peshkimit. Kompania e anijeve të peshkimit tha se banori i Sidneit dhe qeni i tij Bella u gjetën në një gjendje të mirë shëndetësore.Ekuipazhi i anijes u dha atyre kujdes mjekësor, ushqim dhe ujë.

Detari tha se pavarësisht situatës, ai ndihej në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Kam kaluar një provë shumë të vështirë në det. Kam nevojë vetëm për pushim dhe ushqim të mirë, sepse kam qenë vetëm në det për një kohë të gjatë”; është shprehur ai.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF