KreuBusull

‘Barbie’ njeri rrezikon burgun!

‘Barbie’ njeri rrezikon burgun!

Një ‘Barbie’ e jetës reale akuzohet se drejton një ‘sekt’ dhe i ka vënë ndjekësit e saj në rrezik helmimi.

Valeria Lukyankova, e cila ka 2.5 milionë ndjekës në disa llogari të mediave sociale  ka mbyllur papritmas këtë javë një ‘klub’ me 13 paund në muaj, ku dyshohet se i ka vënë në rrezik fansat e saj me këshilla të rrezikshme.

E njohur prej vitesh si Barbie ukrainase, ajo gjithashtu e stilon veten si princeshë aliene Amatue dhe po përballet me një hetim nga zyra e policisë dhe prokurorisë ruse, pavarësisht se është një mbështetëse e zjarrtë e Putinit.

Ndër akuzat ndaj saj është edhe ajo se ajo u ka kërkuar ndjekësve të saj të pinë terpentinë për të pastruar trupin e tyre nga parazitët. Një tjetër pretendim është se ajo u kërkoi fansave të saj femra të merrnin frymë mbi merkur sepse  ‘zgjohen aftësitë paranormale dhe kujtesa e jetëve të kaluara’.

Grave iu kërkua gjithashtu të ‘bënin tampona me katran dhe vaj esencial të grejpfrutit’ për t’i bërë organet e tyre seksuale më të vogla, tha një kritike kryesore Katya Konasova, një blogere dhe Youtuber e specializuar në ekspozimin e shëruesve të rremë. Në drejtim të Valerias kanë ardhur qindra ankesa të cilat nëse vërtetohen Barbie do të rrezikojë burgun.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF