Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rufc të Lipjanit në Kosovë, ku 60-vjeçari Abedin Bekteshi ka vrarë bashkëshorten e tij dhe djalin Ardit Bekteshin 24-vjeç e më pas ka vrarë veten.
Policia e Kosovës ka gjetur 3 trupat e pajetë rreth orës 16:30. Nuk dihen arsyet se çfarë e ka shtyrë 60-vjeçarin të kryejë këtë krim të rëndë në familje.
Aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.