
Ish kryeministri Fatos Nano prej 10 ditësh është i shtruar në një spital privat në Tiranë pasi shfaqi probleme me frymëmarrjen më 24 gusht.
Gjatë këtyre ditëve gjendja e tij është paraqitur shqetësuese duke detyruar mjekët ta ccojnë drejt intubumit, pasi rekuperimi dukej i vështirë. Megjithatë mëngjesin e sotëm duket se gjendja shëndetësore e ish-politikanit të njohur është përmirësuar dhe mjekët kanë vlerësar nxjerrjen e tij nga aparaturat e intubimit.
Për t’i lehtësuar furnizimin me oksigjen, mjekët i kanë bërë hapje kirurgjikale të trakesë ku kanë vendosur një tub plastik në fyt.
Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.



















