KreuBusull

Me tre gishta dhe vezë në trup: gjenden dy trupa UFO-sh në Meksikë!

Me tre gishta dhe vezë në trup: gjenden dy trupa UFO-sh në

Trupat e dy ‘alienëve’ me duar me tre gisht dhe me  vezë brenda trupit të tyre janë paraqitur nga eksperti i UFO-ve Jaime Maussan në kongresin meksikan këtë të martë.

Hetuesi i njohur i UFO prezantoi dy trupa të supozuar ‘jo njerëzor’ në një kongres plot me zyrtarë të habitur. Jaime Maussan, i cili ka udhëhequr hetimet mbi fenomenet aliene për dekada, qëndroi me shkencëtarët për të zbuluar dy kufoma që mendohet të jenë rreth 1000 vjeç.

Jaime pretendon se kufomat, të paraqitura në kuti supozohet se u gjetën në Peru dhe sipas tij ato nuke janë pjesë e ‘evolucionit tonë tokësor’, pasi 30 për qind e përbërjes së tyre gjenetike është ende e panjohur. Universiteti Kombëtar Autonom i Meksikës (UNAM) zbuloi se trupat, të fotografuar me duar me tre gishta, pa dhëmbë dhe vizion stereoskopik, ishin më shumë se 1000 vjet të vjetra, pohoi Maussan.

Prezantimi i çuditshëm ka shkaktuar një furi eksitimi midis teoricienëve të konspiracionit në internet por gjithashtu ka patur edhe skepticizëm.

“Këto ekzemplarë nuk janë pjesë e evolucionit tonë tokësor. Këto nuk janë qenie që u gjetën pas një rrënojeje UFO. Ato u gjetën në minierat e diatomeve [algave] dhe më vonë u fosilizuan. Nëse ata janë alienë apo jo, ne nuk e dimë, por ata ishin inteligjentë dhe ata jetonin me ne. Ata duhet të rishkruajnë historinë. Ne nuk jemi vetëm në këtë univers të madh, ne duhet ta përqafojmë këtë realitet”;  tha Maussan në Kongres.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se trupat kishin kocka të forta, të lehta dhe ishin pa dhëmbë. Ekspertët në kongres treguan rreze X të dukshme të ekzemplarëve dhe u thanë deputetëve se një nga qeniet mbante ‘vezë’ me embrione brenda tyre.

Abraham Avi Loeb, Drejtori i Departamentit të Astronomisë në Harvard, u shfaq me video live në kongres dhe i bëri thirrje qeverisë meksikane që të lejojë shkencëtarët ndërkombëtarë të hulumtojnë më tej ekzemplarët.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF