KreuBusull

Inteligjenca artificiale zbuloi një supernova pa ndihmën e një njeriu!

Duket se inteligjenca artificiale planifikon të konkurrojë me astronomët pasi ka zbuluar për herë të parë një supernovë. Algoritmit i janë vendosur në dispozicion 1.4 mln imazhe, të marra nga 16 mijë burime të ndryshme, dhe në vetëm 4 ditë ka arritur të kërkojë, dallojë, konfirmojë, klasifikojë dhe deklarojë në formë plotësisht autonome e pa asnjë ndërhyrje humane, ekzistencën e supernovës SN 2023.

Inteligjenca artificiale zbuloi një supernova pa ndihmën e një

Kjo konsiderohet një metodologji innovative në vëzhgimin e qiellit dhe shpërthimeve kozmike. Sisitemi i ri, përdorimi i inteligjencës artificiale në këtë fushë bën të mundur automatizimin e gjithë procesit, dhe duke lehtësuar dhe përshpejtuar punën e shkencëtarëve shumë më tepër, duke evituar edhe gabimin njerëzor.

Inteligjenca artificiale zbuloi një supernova pa ndihmën e një
Deri me sot mendohet se janë zbuluar nga shkencëtarët vetëm një pjesë e vogël e supernovave që eksistojnë ne Univers. Ndërhyrja e IA i jep mundësinë dhe kohën për të kuptuar më shume rreth shpërthimeve të fuqishme kozmike, të studjohen ciklet e jetës së yjeve dhe galaktikave dhe rrjedhimisht lindja e elementeve si hekuri e floriri, që gjenerohen gjatë këtyre proceseve.

Supernovat janë shpërthime yjore të fuqishme, të cilat me renë dhe energjinë që lënë pas, shërbejnë si djepe të lindjes së yjeve të rinj.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF