Ylli i “Fifty Shades of Grey”, Dakota Johnson, tregoi në një intervistë për “Wall Street Journal”, se ajo “nuk është funksionale” nëse fle më pak se 10 orë dhe “mund të flejë lehtësisht 14 orë” gjumë në një natë. “Nuk kam një orar të rregullt (për zgjimin)”, tha aktorja. “Varet nga ajo që po ndodh në jetën time. Nëse nuk jam duke punuar, nëse kam një ditë të lirë të hënën, atëherë do të fle sa më gjatë që mundem. Gjumi është prioriteti im numër një në jetë”. Ekspertët thonë se sasia ideale e gjumit ndryshon në varësi të individit; megjithatë, të shtysh ne 14 orë gumin, duket e tepruar. “Ka një gamë te caktuar”, shpjegon Shelby Harris, një psikologe e licencuar klinike dhe autore e “The Women’s Guide to Overcoming Insomnia: Get a Good Night’s Sleep without Relying on Medication”.
“Shumica e njerëzve bien diku mes shtatë deri në nëntë orë gjumë në natë… por ka disa njerëz që janë përjashtime, me disa që kanë nevojë vetëm për gjashtë orë dhe të tjerët më afër dhjetës”.
Për njerëzit e moshave te mesme dhe të moshuarit që kërkojnë të kenë gjumin më të mirë të mundshëm, shtatë orë gjumë i qëndrueshëm mund të jetë "pika e ëmbël", sugjerojnë hulumtimet. Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit rekomandon që të rriturit të flene të paktën shtatë orë gjumë në natë dhe të rinjtë nga tetë deri në dhjetë.
Megjithëse shumë njerëz vështirë se flenen mjaftueshëm gjumë, është e mundur gjithashtu të marrin shumë prej tij. Harris thotë se ajo që është shumë gjumë ndryshon për çdo individ, por më shumë se dhjetë orë është me siguri e tepruar. Kjo mund të rezultojë në ndjenjën e “dehjes nga gjumi” ose veçanërisht të mjegulluar ose të hutuar, në mëngjes, thotë ajo. “Disa njerëz mund të ndihen mirë nëse ata janë natyrshëm të fjetur më gjatë, por shpesh njerëzit që flenë shumë gjatë zakonisht nuk ndihen sikur gjumi është i freskët”, vazhdon me tej. Të fjeturit e tepërt mund të jetë gjithashtu një sinjal i kuq i një çrregullimi themelor të gjumit, siç është hipersomia ose apnea e gjumit, thotë Sarah Silverman, një psikologe e licencuar dhe specialiste e sjelljes së gjumit. “Gjumi është si madhësia e këpucëve”, thotë ajo. “Nuk ekziston një madhësi që i përshtatet të gjithëve, dhe disa njerëz do të kenë nevojë për më shumë se tetë ore. Disa njerëz do të kenë nevojë për më pak se tetë. Por, në të vërtetë, do të thoja se pika e ëmbël është numri i orëve të gjumit që ju lejon të ndiheni më së miri”.