E sëmurë në fazën 4 dhe me metastaza, Shannen Doherty po lufton me shpirt e dhëmbë kundër sëmundjes. Aktorja e njohur për rolin e saj si Brenda në ‘Beverly Hills’ së fundmi ka postuar një mesazh emocionues duke shprehur mbështetjen e saj për Princeshën e Uellsit. Shannen Doherty e lavdëroi Kate Middleton për forcën e saj pasi u diagnostikua me kancer.
“Të jesh personazh publik nuk do të thotë se publiku e zotëron atë person”, e nisi Shannen postimin në llogarinë e saj në Instagram, ku ka më shumë se 2.1 milionë ndjekës. “Ne të gjithë kemi të drejtë të kalojmë sëmundjen privatisht. Ishin këto teoritë konspirative që e detyruan të dilte me shpjegime publike përpara se të pajtohej me situatën e ndoshta dhe t`ua sqaronte atë fëmijëve të saj. Unë lutem që ky të jetë një mësim për të gjithë ne. Është e nevojshme të respektohet privatësia e disa njerëzve kur ata thjesht nuk duan të ekspozohen”, ka shkruar Doherty. “Princeshë Kate, e admiroj forcën që ke, duke marrë parasysh atë që po kalon gjatë luftës me kancerin”, përfundoi aktorja 52-vjeçare.
Shannen Doherty rrëfeu në shkurt 2020, kur ishte e ftuar tek Good Morning America, se ajo kishte kancer gjiri terminal. “Unë kam kancer në stadin IV. Sëmundja është kthyer dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu. (…) Është e tmerrshme. Kam shume frike. Është një lajm i tmerrshëm në shumë mënyra. Sigurisht që kam ditë kur pyes veten "Pse unë?". Pastaj pyes veten: “E pse jo unë? Kush tjeter? Kush tjetër përveç meje do ta meritonte një gjë të tillë?”. Askush nga ne nuk e meriton”, tha aktorja asokohe. Shannen Doherty paraqiti kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, fotografi Kurt Isëarienko, me shumë gjasa për ta mbrojtur atë nga vuajtjet. Të dy ishin të martuar prej 11 vitesh, por nuk kanë fëmijë së bashku.Të premten, më 22 mars, Kate Middleton zbuloi në një video-mesazh se ishte diagnostikuar me kancer dhe kishte filluar seancat e kimioterapisë. Princesha 42-vjeçare e Uellsit u diagnostikua me një formë kanceri vetëm disa javë pasi mbreti Charles III njoftoi se edhe ai vuante nga kanceri.



















