As këmba e thyer nuk mundi ta pengonte Victoria Beckham të dukej elegante. Victoria Beckham u detyrua të përdorte paterica gjatë një shëtitjeje në Londër, pasi kishte thyer këmbën e saj gjatë stërvitjes.
Ndërsa shumica e njerëzve do të zgjidhnin një atlete të sheshtë në këmbën e tyre të pa lënduar, Beckham zgjodhi të vishte taka të lartë. Lëndimi i Victorias u zbulua nga bashkëshorti i saj, David Beckham, i cili ndau në rrjetet sociale lajmin se ajo pësoi një "thyerje” në këmbë gjatë stërvistjes së saj.
“Me sa duket aksidenti i vogël i gruas sime në palestër ishte një thyerje e pastër…”, shkroi Beckham në Instagram. Victoria ditë më parë tha se e kishe filluar ditën keq pasi u rrëzua në palestrën e shtëpisë. Stilistja më pas ndau një imazh të këmbës të cilën e pati vendosur në akull, dhe me ironi i uronte vetes Shën Valentinin.
David, nga ana e tjetër, postoi një foto të lëndimit të Viktorias në Instagram, duke shkruar me shaka: “Sa i madh është gishti i këmbës? Uau. Nuk e kam vërejtur kurrë më parë.”
Dyshja dihet se shpesh bëjnë shaka me njëri-tjetrin.



















